#albinkurti #targat
“Nuk do të ketë afat shtesë për qytetarët serb për t’i konvertuar targat serbe në RKS.” Këtë qëndrim kryeministri Albin Kurti vazhdon të mos e ndryshojë duke është se tashmë një shtyerje është bërë, kur është zgjatur vendimi. Thotë se kjo nuk është hakmarrje ndaj serbëve.
“Nuk është as hakmarrje, as inat, e as urrejtje. Por, zbatim i ligjit.”
Thotë se janë në konsulta të vazhdueshme me faktorët ndërkombëtar.
“Kur aleatët e partnerët tanë na japin sugjerime ne i marrim ato shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes.”
Për interesim të ulët të qytetarëve për të konvertuar targat, pengesë e sheh fushatën negative dhe aktet kriminale të dhunës që e kanë origjinën në Beograd.
Deklaratat e Kurtit erdhën pak orë pasi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të shtetit shfaqi shpresën për arritjen e një marrëveshjeje për targat. Ai ka thënë se sikurse i emisari për Ballkanin Gabriel Escobar ashtu edhe sekretari amerikan Antony Blinken janë që Kosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun e BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi partner si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë, me shpresën që ata mund ta zgjidhin këtë çështje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!