Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar për aksidentin e autobusit shqiptar në Kroaci, si pasojë e të cilit një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën rëndë.
Kreu i shtetit i shpreh ngushëllime familjes së 41-vjeçarit Gazmir Korbi, I cili nuk I mbijetoi dot plaëgeve të marra.
Po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Gjithashtu siguroj të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate. Dëshiroj t’i garantoj familjarët e të gjithë pasagjerëve të lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre.
Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar rëndë në Kroaci, në rrugën kombëtare Split-Zagreb. Aksidenti ka ndodhur në orën 23:43 të së shtunës, ndërkohë që në autobus ishin gjithsej 10 persona bashkë me dy shoferët.
Viktima është Gazmir Korbi, një prej shoferëve të autobusit, ndërsa shoferi tjetër Adem Rexha është lënduar rëndë.
Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac. Armand Shaba dhe Ylli Muça janë dy prej të plagosurve të identifikuar.
Shkak për aksidentin është bërë moti i keq dhe rrugët e mbuluara nga bora në Kroaci.
Drejtori I njërit prej spitaleve ku janë shtruar disa nga të plagosurit ka deklaruar se 3 nga 4 të shtruarit aty janë në gjendje të rëndë.
"Kemi pranuar katër pacientë, tre prej tyre në gjendje të rëndë. Nga tre të plagosurit rëndë, një e moshuar është në gjendje kritike për jetën, do të shohim se çfarë do të ndodhë në orët në vijim," tha Drejtori i spitalit Ogulin, Davor Vukelja.
Ndërsa në spitalin e Karllovacit janë pesë pacientë, të gjithë në gjendje stabël. Drehtoresha e spitalit Ivana Kovaçiç, konfirmoi se të pestë janë shtetas shqiptarë, të gjithë mbi 50 vjeç.
"Tre kanë lëndime të rënda fizike, njëri prej tyre pak më i rëndë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, nuk ka pasur nevojë për monitorim intensiv. Në repart ndodhen edhe dy persona me lëndime të lehta. Të gjithë janë të moshës së mesme," tha Kovaçiç.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kroaci#TopChannel
Ещё видео!