#reportTV #lajmeshqip #lajme
Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkun e Shkodrës, ku më problematike situata vijon të jetë në Obot, Dajç e Velipojë, ku ka shumë sipërfaqe toke bujqësore të përmbytur.
Konkretisht në Shkodër nën ujë janë 3005 ha tokë bujqësore e përmbytur kryesisht fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj dhe Pentar, ku në disa vende niveli i ujit arrin deri në 2 metra. Ndërsa të bllokuara janë rrugët Muriqan-Goricë dhe aksi Dorragjat-Shirq.Në Lezhë ka pasur intensitete të reshje por fatmirësisht nuk kanë përkeqësuar situatën ku të gjitha akset rrugore janë të hapura. Reshjet kanë sjellë fryrjen e lumenjve Drin, Gjadër, Mat e Drojë me 30-50 cm, por pa probleme.Nën ujë janë 130 ha tokë bujqësore, konkretisht në Bashkinë Lezhë kemi rreth 100 ha, në ish kënetën Torovicë dhe në Bashkinë Kurbin kemi rreth 30 ha, në ish kënetën Gjorm.
Reshjet kanë sjellë shkëputjen e një masivi shkëmbor në afërsi të Urës Çereneçi duke çarë betonin mbrojtës të rrugës së Arbrit. Edhe në qarkun e Elbasanit ka pasur rrëshqitje gurësh e dherash në disa akse rrugore, që po punohet nga firma kontraktore për pastrimin e tyre. Në akset rrugore Elbasan-Qafe Thanë dhe Kryq Shirgjanit-Llixhe ka rrëshqitje dherash e gurësh, ndërsa në aksin rrugor Gramsh-Poroçan ka rrëshqitje dhe shembje të rrugës duke krijuar problem në qarkullimin e mjeteve.
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një sërë problemesh në qarkun e Kukësit, ku rrugët që lidhin fshatrat Gdheshtë, Pistë dhe Vrish me rrugën nacionale kanë pasur rrëshqitje dherash dhe të gurëve duke sjellë bllokimin e tyre. Vështirësi për qarkullim ka edhe në rrugët që lidhin fshatrat me Njësinë Administrative Lekbibaj, që kanë problematika në segmente të caktuara, si dhe rruga që lidh fshatin Tafaj e Gegaj me Njësinë Administrative Tropojë e vjetër Bashkia Tropojë.
Ещё видео!