Në konferencën e përbashkët për shtyp që mbajtën nga panairi i verërave në Itali, Kryeministri Edi Rama deklaroi se së bashku me Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Kovaçevski do të takohet sërish gjatë kësaj periudhe.
Por Rama nuk zbuloi vendin e takimit, pasi sipas tij është sekret. Por bëri të ditur vetëm se ky takim do të mbahet në Europë.
“Më lini ta përmbyll me një sekret. Do takohemi një vend gjatë kësaj periudhe që është ende sekret. Që mos të duket habi që po na shihni këtu në Verona, përgatituni të na shihni dhe diku tjetër në Europë, jo për turizëm, por për Ballkanin e Hapur dhe për të gjitha nismat që duam të çojmë përpara. E di që ky sekret do të jetë lajmi kryesor dhe më vjen keq për Aleksandrin, por edhe media serbe do të flasë për sekretin shqiptar dhe për presidentin e tyre që është peng, që në njëfarë mënyre është pak a shumë e vërtetë”, tha Kryeministri Rama.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!