Qindra mijëra banorë të Stambollit u dyndën rrugëve, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter tronditi këtë të enjte qytetin më të populluar të Turqisë.
Për viktima apo të plagosur ende nuk flitet, por dëmet në ndërtesa janë të dukshme, si në rastin e kësaj xhamie. Lëkundjet e forta i rrëzuan njërën prej minareve.
Dëme ka pasur në dhjetëra ndërtesa banimi, megjithatë është ende herët për të folur për një bilanc paraprak. Autoritetet urdhëruan menjëherë pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat e qytetit dhe urdhëruan nxjerrjen e nxënësve në rrugë.
Lëkundja e fortë u shënua në mesditë dhe u pasua nga të tjera me intensitet më të ulët. Epiqendra ishte në detin Marmara në një thellësi prej 13 kilometrash. Përveçse ndër zonat më aktive sizmike në botë, Stambolli ka probleme me sigurinë e ndërtimeve, të cilat në lëkundjet e vitit 1999 i morën jetën rreth 17 mijë njerëzve.
Tv Klan
Ещё видео!