#rrezedielli #reportTV
Supë me qiqra
Përbërësit:
300 gr qiqra ( të thata)
1 karrotë
1 kërcell selino
1/2 qepë
1 presh
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 degë rozmarinë
2 gjethe dafinë
kripë dhe piper të zi
1.5 lëng perimesh
1/ 2 filxhan çaji pure domate
Përgatitja:
Fillimisht qiqrat e thata i shpëlajmë dhe i vendosim në një tas i mbulojmë me ujë dhe i lëmë gjithë natën të paktën 12 orë që të hidratoehen, Më pas i kullojmë dhe i vendosim për të dhënë një valë rreth 20 minuta në temperturë mesatare i derdhim lëngun dhe i kemi gati për ti gatuar. Në një tenxhere ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri shtojmë në të një kërcel selinoje të pastruar nga fijet dhe të prerë në kubikë të vegjël kaurdisim selinonë për 2-3 minuta e më pas shtojmë karrotën dhe qepën të prerë në kubikë të vegjël i lëmë të gatuar deri sa qepa të zbutet. Shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve, qiqrat dhe më pas komplet lëngun e perimeve 1.5 litër, 1 degë rozmarinë dhe 2 gjethe dafinë në fund shtojmë dhe 1/2 filxhan çaji pure domate. Vendosim kapakun dhe i lëmë qiqrat të ziejnë ngadalë në temperaturë nën mesatare për 1 ½ orë duke i kontrolluar herë pas here. Rrëgullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e shërbejmë me bukë të thekur.
Ещё видео!