FUSHE - KRUJE - Përpjekjet e Ministrisë së Mjedisit për mbylljen e furrave të gëlqeres në Fushë-Kruje, nuk janë finalizuar me sukses. Mjaft prej këtyre subjekteve e vijojnë normalisht aktivitetin e tyre, ndërsa kamera e televizonit A1 Report sjell edhe pamje që vërtetojnë vijimësinë e këtij fenomeni.
Djegia e gomave të përdoruara shkakton një tymnajë që mbulon një pjesë të qytetit të Fushë-Krujës dhe më gjerë.
Shumë prej këtyre furrave e zhvillojnë aktivitetin pranë zonave të banuara, ndërsa ata që e vuajnë në kurriz këtë fenomen janë banorët, për shendetin e të cilëve nuk mendon askush.
Mësohet se prej kohësh inspektorët e mjedisit nuk ushtrojnë më kontrolle në këto subjekte.
(gazetar Elkier Bushkolaj)
Ещё видео!