Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Numri dy i socialistëve Gramoz Ruçi ka konfirmuar lajmin e fitores së kandidatit socialist Ardit Kaja, në pesë qendrat e votimit në zonën elektorale 19 në Bulqizë. Sipas Ruçit, socialisti Kaja ka fituar 807 vota, ndërsa demokrati Muka dhe rivalët e tjerë kanë marrë 344 vota gjithsej.
Gramoz Ruçi:- “Kandidati i PS ka fituar, krahasuar me të gjithë kandidatët e tjerë 463 vota plus në këto qendra votimi. Në mbështetje të kodit elektoral, pritet që ditën e nesërme, komisioni i zonës elektorale, të shpallë kandidatin e PS fitues dhe njëherësh deputet të zonës 19 në rrethin e Bulqizës”.
Ndërsa socialistët kanë shpallur fitoren e deputetit Ardit Kaja, demokratët kanë preferuar heshtjen. Gjatë orëve të para të votimit, opozita denoncoi parregullsi në listat e votimit, pengesa në pajisjen e zgjedhësve me certifikata nga gjendja civile, si dhe presione mbi votuesit. Demokratët synon që nga votimet në disa fshatra dy rivalët Kaja dhe Mukat të rezultonin në balotazh.
KQZ e ka ndjekur hap pas hapi procesin e votimit dhe pritet të publikojë të hënën rezultatin zyrtar./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!