Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje KQZ mbledhje, policia ne rruge forcat speciale.
Qendrat e votimit për Kushtetutën do të vendosen nën mbrojtjen e forcave të policisë një ditë para hapjes së orarit të votimeve. Një urdhër i lëshuar nga zyrat e Ministrisë së Rendit Publik, i ka detyruar uniformat blu që nesër në ora 18:00 të ndërmarrin zyrtarisht në ruajtje të plotë gjitha qendrat e votimit.
Ambientet e këtyre të fundit do të mbikqyren jo vetëm nga rojet e armatosura por dhe nga agjentët specialë që do të informojnë për çdo lëvizje të dyshimtë rreth tyre. Ruajtja e qendrave të votimit bën pjesë në planin e masave që policia ka ndërmarrë për të garantuar një proces zgjedhor të qetë dhe pa probleme.
Në këtë plan parashikohet gatitshmëria 100% e policisë, kontrolli i rrugëve nacionale nga trupat dhe forcat speciale, si dhe rujatja me ushtarët komando të objekteve të rëndësisë së veçantë.
Gazetar : Roland Zili
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
Ещё видео!