#oranews #lumifan #fan #humbet10vjecari #zhdukjae10vjecarit #mirdite
Në ditën e 11 të kërkimeve në lumin Fan për gjetjen e trupit të një 10-vjeçari që u mbyt, familjarë e të afërm atje apelojnë për shtimin e forcave të kërkimit. Të dëshpëruar për mungesën e trupit ata thonë se duhen të hapen portat e HEC-it të Repsit.
Kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit, S. Laska i cili u mbyt në ujera e Lumit Fan në Mirditë, nuk po japin asnjë rezultat.
Prej 11 ditësh, palombarët të mbështetur nga policia lokale, zjarrfikësit dhe banor të zonës ndodhen në terren, por ende nuk është rënë në gjurmët e trupit të pajetë të vogëlushit. Banorët e zonës janë mobilizuar të gjithë dhe në kërkime private.
"Boll po përpiqemi, por është uji i ftohtë. Në terren kam qenë, kam qenë dhe vetë në të dy krahët e lumit, por dhe kjo pjesë do të kontrollohet deri tek diga, çdo pikë do të kontrollohet një për një".
Përballë kësaj situate të afërmit, kërkojnë shtim të forcave me mjete të specializuara në terren.
"Jena shumë keq më thënë të drejtën, kemi dalë të gjithë sepse është një djalë 10-vjeç është e pafalshme, është njeri i pafajshëm".
"Kërkimet kanë qenë por jo në sasinë e duhur, jo në mjetet e duhura sepse ne kërkojmë, unë si i afërm i familjes kërkoj që të vijnë të gjendet nëse shteti ka ndonjë pajisje të sofistikuar apo ndonjë teknologji që mund të gjej trupin e të ndjerit 10-vjeçar".
Ata kanë dyshime se trupi i 10-vjeçarit mund të ketë ngecur në HEC-in e Repsit, ndaj kërkojnë hapjen e portave.
"S'kemi lënë vend pa kërkuar, unë mendoj që vetëm tek diga me i përqendruar forcat, në qoftë se lejohet edhe ta hapin, ato 10 hektarë tokë, ka mbeturina, pemë dhe mund të jetë ngatërru".
10-vjerçari S. Laska u përpi nga rrjedha e Lumit Fan pasditen e 5 prillit, teksa tentoi të merrte topin që po luante bashkë me të vëllanë, i cili i ra në lumë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!