[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese një ditë më parë, për të rrëzuar qeverinë e Avdullah Hotit si të paligjshme, e con Kosovën drejt një realiteti të ri politik. Sot presidentja në detyrë, Vjosa Osmani nis konsultimet me krerët e partive për zgjedhjet e parakohshme të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes së tyre. Ambasada anerikane në Prishtinë në një deklaratë zyrtare ka bërë thirrje për një process të rregullt e demokratik të zgjedhjes së ekzekutivit të ri.AMBASADA AMERIKANE NË PRISHTINË“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës janë në gjendje të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore.”Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të kërkuar interpretim mbi votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar për korrupsion me vendim të formes se prerë . Ethem Arifi siguroi votwn e 61 që i mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës më 3 qershor, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit te Lëvizjes Vetëvendosje. Tashmë në Kosovë janë shtuat zërat se edhe vëtë Kurti mund të penalizohet nga vendimi i fudnit te kushtetueses dhe tye mosn kandididoje si deputet.
Ещё видео!