Enkeli Kertalli ishte arrestuar në Spanjë, pasi ndodhej në kërkim ndërkombëtar
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Spanja një 37-vjeçar që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Enkeli Kertalli, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me drejtues biznesmenin Dashamir Gjoka.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në gusht të vitit 2017 në Shijak. Një muaj më vonë Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Në atë kohë, Dashamir Gjoka, udhëtonte me makinë së bashku me familjen e tij, gruan dhe fëmijët, kur në hyrje të Shijakut, një automjet iu afrua dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi. Gjoka arriti t’i shpëtonte këtij atentati falë automjetit që e kishte të blinduar.
Autoritetet në atë kohë, identifikuan si autorë të kësaj ngjarjeje dy vëllezërit, Morel dhe Enkeli Kërtalli. Në atë kohë, policia tha se shkak për atentatin ishte bërë një konflikt i vjetër i periudhës së viteve 96-97 që Gjoka, kishte patur me dajën e dy atentatorëve. Hetuesit dyshonin se konfliktet mes tyre kishin vijuar edhe në vazhdim, çka mendohej se solli edhe atentatin së mërkurës në mesditë të 22 Gushtit 2017.
Emkeli Kertalli iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!