Denoncimet për përgjime të paautorizuara kanë bërë që policia të vihet nën hetim nga prokuroria.
Burime brenda institucionit të prokurorisë kanë bërë me dije se investigimet janë përqëndruar rreth një pasjisjeve të blerë nga policia, e përdorur për të përgjuar në mënyrë të paligjshme.
Mësohet gjithashtu se kanë qenë shërbimet e inteligjencës që kanë njoftuar prokurorinë se “policia ka blerë një pajisje për përgjime dhe po i bën ato në mënyrë të paligjshme”.
Lajmi se një pajisje tepër e sofistikuar përgjimi është instaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë prej më shumë se 1 muaji u bë publik përpara pak ditësh nga mediat. Sipas tyre pajisja nuk është regjistruar në asnjë regjistër.
Sinjalizimi është dhënë nga institucionet e inteligjencës, pasi mësuan se Policia e Shtetit dispononte këtë pajisje të sofistikuar të dhuruar nga Italia.
Ещё видео!