Lideri i opozitës Sali Berisha replikoi në distancë me kryeministrin Edi Rama, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të tij në Dibër.
Gjatë fjalimit para demokratëve Berisha theksoi se shefi i qeverisë në Dibër foli për opozitën, por shmangu komentet në lidhje me projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, kundër të cilit Partia Demokratike është pozicionuar prej kohësh
"A e dini o miq se Skavica përveçse përmbyt rreth 37 fshatra, përveçse shpërngul nga Dibra dhe Shqipëria mbi 20 mijë banorë, do peshojë mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë, do rëndojë mbi supet e qytetarëve shqiptarë 1 miliard euro”, tha Berisha.
Sipas Berishës kjo sjellje e kryeministrit ndaj qytetarëve të Dibrës dhe të të gjithë Shqipërisë vjen për shkak se drejtësia nuk vepron. Për këtë arsye lideri i opozitës bëri thirrje për mosbindje civile.
"Mosbindja civile është rruga e vetme. Ata të cilët ju predikojnë rrugë tjetër, ose nuk arrijnë të kuptojnë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ose edhe më keq, duan të justifikojnë vjedhjen e votës nga ky kriminel elektoral i pashembullt në Europë", tha Berisha.
Sali Berisha, i cili prej 70 ditësh ndodhet i izoluar në shtëpi, përsëriti kërkesën për qeveri teknike si rruga e vetme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme./vizionplus.tv
Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Ещё видео!