[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Plazhet dhe vija bregdetare e Shqipërisë ka qenë kështu përpara viteve 90; me bregdet të pastër, pa ndërtime dhe me një bukuri natyrore të veçantë. Kurse panorama që paraqitet sot është krejt tjetër. Brezi i parë i rërës është mbushur me ndërtime ndërsa uji dhe bregu janë të pisët dhe në plazh gjen vec kafshëve edhe tregtarë ambulantë që shtojnë ndotjen dhe krijojnë shqetësim për pushuesit. Pamjet që shumëkush prej nesh I kishte harruar, apo nuk I kishte parë asnjëherë, u risollën në vëmendje në një takim të ministrisë së zhvillimit urban dhe territorit me drejtues të njësive vendore dhe drejtues të agjencive të ndryshme për prezantimin e planit të masave për sezonin e ri turistik. Kreu I këtij dikasteri, zonja Eglantina Gjermenji, tha se këtë vit do të ketë pesë plazhe në projekt pilot ku do të vendosen kullat e vrojtimit, ndërsa pohoi se sivjet do të ketë një reklamë më të madhe ndërkombëtare për atë që ofrojnë plazhet tona. Ajo kërkoi gjithashtu vëmendjen e operatorëve turistikë për të garantuar kushtet që kërkon një turizëm elitar. Në planin e ri të masave përcaktohet se 20 përqind e territorit të plazheve do të jetë hapësirë publike, çadrat do të jenë 7.5 metra larg bregut të detit dhe 2.5 metra larg nga njëra tjetra. Por përkundër asaj që premton dhe kërkon zonja Gjermenji, ajo çka ofron sot plazhi i Durrësit ku u zhvillua ky takim është mjaft zhgënjyese, jo vetëm sa i takon mungesës totale të hapësirave publike për plazh. Në plazh sa herë që ka shi të rrëmbyeshëm, ujërat e zeza pushtojnë hapësira të mëdha, ndërkohë që më problematike është situata pak më tej në Golem, ku ende nuk është zgjidhur çështja e ujërave të zeza. Një investim i hershëm për sistemimin dhe përpunimin e ujërave të zeza përgjatë gjithë vijës bregdetare nuk është vënë ende në punë ndërsa autoritetet kanë premtuar se problemi do të gjejë zgjidhje përpara fillimit të sezonit turistik. Një sezon që vit pas viti po largohet gjithnjë e më tepër nga tradita e turizmit patriotik, pasi një numër i madh peshuesish nga Kosova po i largohen jo vetëm plazhit të Durrësit, por edhe atyre shqiptare në përgjithësi, për shkak jo vetëm të kushteve jo të mira, por edhe çmimeve të larta që ofrojnë operatorët turistikë.
Ещё видео!