#oranews #opercioni #callcenter
Nëntë administratorë të 9 subjekteve Call Center në Tiranë janë vënë nën hetim për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".
Ora News ka siguruar videon nga operacioni policor i zhvilluar ditën e sotme. Mësohet se operacioni i zhvilluar tek ish-zona e Parkut të autobusëve është ende në vijim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e vënë nën hetim, duke shfrytëzuar punën e tyre si administratorë dhe menaxherë në disa call center-a të ndryshëm në qytetin e Tiranës, dyshohet se mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë. Të proceduar janë: A. R., 52 vjeç, A. D., 27 vjeç, S. D., 26 vjeç, F. K., 28 vjeç, B. K., 29 vjeç, K. O., 26 vjeç, I. S., 34 vjeç, O. M., 54 vjeç, dhe K. T., 26 vjeç.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Operacioni i koduar "Nine" u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!