#oranews
Policia greke dhe agjencia amerikane e antidrogës kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të narkotikëve që kishte si pjesëtar edhe shqiptarë.
Dy shtetas shqiptarë, nga të cilët njëri me pasaportë greke, dhe një shtetas kroat, u arrestuan nga policia e Selanikut për trafikimin e 324 kg kokainë të pastër.
Dy shqiptarët dyshohet se janë edhe krerët e rrjetit kriminal.
Ata po monitoroheshin pasi kishin marrë në dorëzim një kontejner nga jashtë në zonën e Vardarit, të mbushur me lëndët narkotike që besohet se vinin nga Amerika Latine.
Të premten, dy shqiptarët prisnin ta shkëmbenin sasinë me bashkëpunëtorët kroatë.
Operacioni për ndalimin e tyre rezultoi pjesërisht i suksesshëm pasi njëri prej kroatëve mundi t’i shpëtojë arrestimit duke u hedhur nga apartamenti që ishte marrë me qira në Selanik.
Sasia prej 324 kg kokainë e pastër ishte e ndarë në 260 pako, ndërsa në pronësinë e të dyshuarve u gjetën edhe mbi 5 mijë euro vlera monetare, 5 celularë dhe një kompjuter i vogël.
Policia greke tha se asnjë prej të arrestuarve nuk ka precedentë penalë, madje dy shqiptarët ishin investitorë në disa hotele në ishullin e Rodit.
Kriminelët shqiptarë në Greqi u bënë sërish protagonistë gjatë ditës, në kuadër të një tjetër operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Një 45-vjeçar me emrin Adrian dhe bashkëpunëtorja e tij shqiptare u zbuluan nga qentë e policisë në zonën e Mikonosit, duke tentuar të shisnin kokainë në Athinës dhe në ishull.
Disa qindra gramë lëndë narkotike ishte fshehur brenda një pelushi që 45-vjeçari shqiptar mësohet se ia kishte dhuruar për ditëlindje bashkëpunëtores së tij.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!