#saliberisha #edirama #taulantballa
Edhe pse protesta është thirrur në të njëjtën ditë kur Gjykata do të vendosë për fatin e Partisë Demokratike, Sali Berisha garanton se protesta e 3 Marsit është thirrur kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.
“Është kundër vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që u bën shqiptarëve, kundër thikës që i futi në mes marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën.”
E pikërisht për çështjen McGonigal, Berisha në daljen e përjavshme të ditës së hënë, deklaroi se në funksion të plotë të gjobëvënies nga ish-zyrtari i FBI, janë vendosur dy të besuarit e Ramës, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.
I bindur se SPAK-u nuk do të hetojë për përfshirjen e një rrjeti të madh funksionarët në çështjen McGonigal ripërsërit thirrjen drejtuar Kongresit Amerikan.
“A ishte kjo një përpjekje për të krijuar një mjedis sa më receptiv ndaj gjobave të McGonigal dhe ekipit të tij, unë për këtë ftoj të hetojë Inspektorin e Përgjithshëm të DASH, FBI-në dhe Komisionin e Kongresit të SHBA.”
Ditën e sotme, selia blu publikoi spotin e protestës së 3 Marsit ku kërkohet pjesëmarrja e çdo shqiptari që do t’i dalë vetë zot vendit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!