#oranews
SPAK ka realizuar një tjetër operacion i cili prek nivele të larta. Burimet kanë bërë të ditur se është ndaluar biznesmeni Pëllumb Gjoka, kreu i prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita si dhe ish-shefi i operacionales Olti Bistri i cili pak ditë më parë u shkarkua nga detyra që mbante në polici.
Gjoka mësohet është ndaluar mbrëmjen e djeshme në banesën e tij. Ndërsa ndaj tyre rëndon akuza Grup kriminal, korupsion dhe shpërdorim, detyre.
Megjithatë ende nuk ka të dhëna të sakta për detajet e ndalimeve.
Burimet kanë shtuar se në pranga ka rënë dhe Edmond Preka, si dhe Ardit Hasanbegaj, ish punonjës policie, përjashtuar në vitin 2022.
Ndërsa në kërkim janë shpallur Asmer Bilali dhe Behar Bajri.
Bilali është një personazh i njohur dhe me precedent penal në shkodër. Madje i arrestuar më parë ndërsa është thënë se i ka shpëtuar dhe një atentati
Ndërsa Behar Bajri u arrestua në Holandë më 22 shtator 2018, në operacionin “Oaz” por u akuzua edhe për vrasjen e gruas së tij në vitin 2002. Ndaj tij janë ngritur dyshime edhe për ngjarje të tjera të rënda.
Paraprakisht mësohet se janë 15 urdhër arrese nga të cilat gjashtë janë realizuar ndërsa janë ushtruar kontrolle në disa qytete.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!