Një ndër temat që pritet të diskutohet në takimin e 2 majit në Bruksel, është edhe çështja e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeministri Albin Kurti është shprehur kategorik kundër çfarëdo kompetence ekzekutive që mund të ketë ky asociacion. Por, njohës të rrethanave politike në vend thonë se ky asociacion mund të ketë kompetenca më të larta se niveli komunal dhe më të pakta se pushteti qendror.
Në takimin e nivelit të lartë që pritet të mbahet me 2 maj në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet që të prezantohet edhe një draft-statut që ka të bëjë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, deri më tani kanë kundërshtuar çfarëdo mundësie që të themelohet një asociacion që mund të ketë kompetenca ekzekutive. Mirëpo, ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë për Radio Kosovën se ky asociacion mund të ketë kompetenca pak më të larta se ato që ka aktualisht niveli komunal në Kosovë.
#skenderhyseni #radatrajkovic #azemvllashi #kosova #serbia #putin #viktoroban #stavroslambrinidis #kie #rusi #vucic #kurti #asociacion #dialog #prishtina #okb #be #shba #beograd #zgjedhje #marreveshje #lajcak #borell #escobar #politik #dhune #policia #zgjedhje #bruksel #dialog #kie #oher #kosovaserbia
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
Ещё видео!