#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
E ftuar në studion e “Rudina” për të folur për spektaklin që do të transmetohet mbrëmjen e kësaj të marte në Klan Plus në prag të Krishtlindjeve, juristja mjaft e dashur për publikun Eni Çobani flet për raportin që ka me dy personazhet që do të ndajë skenën e “Krishtlindje në Tiranë”.
Raportin që ka me producentin Sokol Guga dhe drejtorin e programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, Eni Çobani e cilësoi si një pasuri të jashtëzakonshme.
“Janë surprizë e jetës sime realisht. Miqësia e tyre për mua ka qenë një pasuri e jashtëzakonshme në këto vite, sepse edhe për shkak të moshave, ata janë shumë më të rinj se unë dhe unë kam gjetur një gjuhë komunikimi me ta që rrallë njeriu mund të gjejë me moshën, por dhe me atë mbi moshën. Kështu që i falenderoj shumë për atë të cilën më kanë dhënë. Tani dy gjëra për Sokolin, është shumë emotiv, unë ia kam thënë herë pas here. Sokoli ngjan shumë i fortë, por në fakt është një djalë aq i butë dhe ka disa emocione të jashtëzakonshme.”
Mes batutash ajo tregon raportin e ngushtë që ka me Sokol Gugën. Ndërkohë që rasti konkret që ajo rrëfen dëshmon edhe një herë se Eni Çobani, nuk bën “mrekulli” vetëm në studion e “Shihemi në Gjyq” duke qetësuar palët apo duke dhënë zgjidhje. Këtë ajo e bën çdo ditë me njerëz që i njeh apo që e njohin.
“Po në ndodhi të ndryshme të jetës. Unë jam një natyrë që flas deri vonë sepse njerëzit kanë nevojë për mua. Unë sigurisht nuk jam ambulancë, por jam një njeri që jetoj me fjalën time dhe nuk më ndodh rastësisht apo shpesh që të më marrë një njeri për natë në një ditë të caktuar. Kështu që dita ime mbaron rreth orës 10-11 të natës, dhe në 23:00 fillon nata me Sokolin, kështu që në 23:00 të natës unë jam me Sokolin dhe sigurisht që e ka pranuar dhe familja, më lenë të qetë “vazhdo me Sokolin” më thonë. Sokoli e ka të nevojshme në momente të tilla kur vjen programi dhe janë ato ditët e fundit e ka të nevojshme të flasë me dikë dhe unë jam një njeri, i cili e pranoj me shumë dashuri, por dhe e kritikoj dhe më pranon kritikën. Ai është një djalë shumë emotiv, por dhe shumë i fortë në të njëjtën kohë. Ka pasur një moment në këto netët e vona, kishte heshtje në anën tjetër të telefonit dhe unë mendova se e kishte mbyllur, kur në momentin sa po thoja që je aty dëgjova një ngashërim. Diçka kishte ndodhur në fakt në jetën e Sokolit dhe i them ‘Sokol nuk do të doja kurrë që nga një djalë i ri si ty, je akoma në fillimet e jetës tënde dhe që pretendon të bëhesh dikush me gjithë këtë pasion ti të përlotesh, nuk ka përlotje, ka vetëm forcë dhe durim, pra ti duhet të jesh sfidues me jetën’. Të nesërmen në mëngjes më ka marrë, sepse është dhe telefoni i parë i mëngjesit, i fundit i natës dhe i pari i mëngjesit dhe kur më thotë ‘Eni sot nuk kam mbyllur sytë, kam menduar gjithë natën për atë që më ke thënë dhe të them një faleminderit të madhe sepse unë jam ndryshe sot’. Dhe unë isha shumë e lumtur që i kisha dhënë një qetësi.”
Për pak minuta ajo ndalet tek ish-studenti i saj, Albert Dumani me të cilin tashmë e ka bashkuar televizioni Klan. Për drejtorin e programacionit, juristja nuk kurseu fjalët më të mira për cilësitë që ai zotëron.
“Të flas për Albertin do i ngelë pak hatri Sokolit, sepse Albertin e kam një dashuri të vjetër ashtu sikundërse një pjesë të madhe të studentëve të mi, kur i ritakoj pas kaq shumë vitesh kam po të njëjtën dëshirë dhe për t’i falënderuar për atë dashuri që më japin në distancë. Ndërkohë me Albertin këto vite na ka bashkuar televizioni Klan. Me Albertin jam gjithmonë afër dhe e dua pa qenë me të dhe kjo është dashuria, ta duash tjetrin edhe pa qenë me të bashkë. Alberti ka dy karakteristika të jashtëzakonshme që mendoj se e ndan me mua këtë edhe një publik i madh. Është shumë i qetë të paktën në marrëdhëniet me ne, por ai karakterizohet nga qetësia dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshm
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!