Vangjush Dako ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e la në arrest në burg për shpërdorim detyre në dy raste.
Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, ish-kryebashkiaku i Durrësit ka paraqitur në Apel kërkesën për ndryshim mase, ndërsa togat e zeza të kësaj gjykate pritet përcaktojnë datën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e gjyqtarit, i cili do të vendos lidhur me këtë çështje.
Kujtojmë se në seancën e vlerësimit të masës, Dako kërkoi detyrim paraqitje, arrest shtëpie ose garanci pasurore, duke e konsideruar masën shtrënguese arrest në burg si të padrejtë.
Pak ditë më parë, Gjykata e Posaccme firmosi 10 urdhër arreste për Dakon dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës, si edhe një biznesmen në fushën e ndërtimit.
Procedimi penal ndaj tyre erdhi pas dy kallëzimeve. I pari ishte nga banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti I nëntorit 2019, që akuzonin për vrasje të mbetur në tentativë. SPAK zbuloi se Pallatit I ishin shtuar pa leje 4 kate.
Kallzimi tjetër u dorëzua nga ish-Kreu I Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, mbi bazën e gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për një parregullsi në një procedure tenderi. Sipas KLSH, buxhetit të shtetit I ishte shkaktuar një dëm prej 180 milionë nga procedura e tenderimit për rehabilitimin e vijës bregdetare.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#Dako
Ещё видео!