Bashkimi Europian ka shprehur keqardhje për siç kanë thënë “vendimin e Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi. Në një konferencë për media zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se konsensusi mes Kosovës e Serbisë për këtë çështje nuk u arrit.
“Kemi bërë përpjekje të gjejmë zgjidhje praktike duke përdorur analogjitë që ishin vendosur në votime në të kaluarën. Duke pranuar se Serbia ka qenë e hapur për gjetjen e zgjidhjes, ne shprehim keqardhje se konsensusi mes palëve në fund nuk u arrit pas vendimit të Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të Quint-it”.
Në një komunikatë të qeverisë thuhet se kryeministri Kurti për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë u ka kërkuar ambasadorëve të QUINT-it marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për këtë refuzim presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe më pas përfaqësuesit serbë të Kosovës.
Tv Klan
#Zgjedhje #Serbi #Kosove
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!