Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kritikuar autoritetet e Kosovës për aksionin në veri dhe futjes me forcë të kryetarëve të rinj të komunave nëpër zyrat e tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasadori Jeff Hovenier thotë se SHBA dënon aksionin e autoriteteve të Kosoës për të marrë godinat e komunave në veri. ‘Aksionet e dhunës duhet të marrin fund menjëherë’, shkruan ai.
Reagimi i ambasadorit ka marrë kritika nga ndjekësit e tij, që e cilësojnë deklaratën si hipokrizi dhe mbështetje e hapur ndaj regjimit fashist të Serbisë së Aleksandër Vuçiç.
Pesë efektivë të policisë së Kosovës u lënduan në përplasjet me protuestuesit serbë që bllokuan hyrjet në godinat e komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Gjithashtu, protestuesit serbë hodhën ndaj policisë bomba shurdhuese, ndërsa dëmtuan edhe katër makina, ku njërës prej tyre i vunë flakën.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#TopChannel
Ещё видео!