#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
400 gr bizele
1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhër
1 patate mesatare
1 karrotë e vogël
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
1 l lëng perimesh
1 tufë kopër
100 ml krem pana
2 lgj susam i pjekur
1 lgj djathë i thërrmuar për çdo racion (sipas dëshirës)
Në një tenxhere të thellë me pak vaj ulliri kaurdisim qepën dhe hudhrat për 3 minuta. Shtojmë pataten, karotën të prerë në kubikë të vegjël dhe i përziejmë pak sa të ngrohen. Shtojmë bizelet, vazhdojmë përzierjen për 2-3 minuta e më pas mbulojmë perimet me lëng perimesh dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta.
Shpëlajmë koprën dhe e lëmë mënjanë. Largojmë supën nga zjarri, shtojmë gjysmën e koprës dhe kremin pana dhe kalojmë supën në blender duke e kthyer atë në krem. Rregullojmë shijen me kripë e piper të zi. Mund të shtoni edhe pak spec pikant nëse dëshironi.
Shërbejmë supën duke e spërkatur me kopër, 1 lugë gjelle djathë të bardhë të thërrmuar, pak susam të pjekur dhe 1 lugë çaj vaj ulliri.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!