DURRES- Një grup turistësh italianë kanë zgjedhur këto ditë të ngrohta vjeshte për të kryer një vizitë turistike në vendin tonë. Ata janë nga krahina e Salentos në Itali, dhe që nga dita e hënë po vizitojnë qytete të ndryshme të vendit si Tirana, Kruja dhe Durrësi. Në mënyrë të veçantë këtyre turistëve u ka pëlqyer klima dhe natyra e vendit tonë, por edhe qytetet që ata kanë vizituar.
Salentinët tregojnë së gjatë sezonit të verës që sapo lamë pas, kanë kontaktuar me gazetarin Carlo Bollino, i cili u kishte sugjeruar një vizitë në Shqipëri. Kjo ishte nxitja për një udhëtim drejt vendit tonë me të tjera përshtypje, ato të dëgjuara shumë vite më parë, por këto mendime ranë poshtë kur ata filluan të ecin e shohin qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Turistët tregojnë se deri dje ata e kishin njohur Shqipërinë nga kronikat televizive apo nga gazetat e vendit tyre, ndërsa sot ata po e prekin vetë realitetin e vendit tonë ku ju bën përshtypje në mënyrë të veçante mikpritja dhe sjellja e shqiptarëve.
Sot ata ishin në Durrës ku kryen disa vizita nëpër qytet, por edhe në objektet antike. Vizitorët italianë janë intelektuale të profesioneve të ndryshme si inxhinierë, mjekë, gjyqtarë, prokurorë, ushtarakë, si dhe të profesioneve të tjera. Të pyetur për përshtypjet që u la Shqipëria, ata veçuan Tiranën e cila iu ka pëlqyer shumë, dhe sipas tyre nuk ndryshon aspak nga qytetet europiane. Por edhe Kruja e Skënderbeut kishte lënë mbresa te vizitorët italianë.
Ещё видео!