Trazirat në veri të Kosovës janë intensifikuar që kur kryetarët shqiptarë morën detyrën në zonën me shumicë serbe pas zgjedhjeve të Prillit të bojkotuara nga serbët, një veprim që bëri që SHBA dhe aleatët e saj të qortojnë Prishtinën. Bojkoti i zgjedhjeve lokale më 23 Prill erdhi në shenjë proteste se kërkesat e serbëve për më shumë autonomi nuk janë përmbushur, një tregues tjetër se marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Mars nuk po funksionon. Në atë kohë vetë presidenti Vuçiç do të vlerësonte bojkotin e serbëve.
“Dje, populli serb në Kosovë kreu një kryengritje politike paqësore, duke demonstruar refuzimin e tij për të pranuar zgjidhjet e imponuara, shtypjen, keqtrajtimin, duke u plagosur dhe qëlluar në vend që të merrin lëvdatat nga Brukseli apo Uashingtoni”, tha ai.
Serbët, të cilët përbëjnë shumicën në veriun e Kosovës, nuk e kanë pranuar pavarësinë e shpallur në vitin 2008 nga Serbia, e cila është njohur nga një pjesë e konsiderueshme e vendeve të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Serbët e veriut të Kosovës kanë kërkuar prej kohësh zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE të vitit 2013 për krijimin e një asociacioni të komunave autonome në zonën e tyre. Por Prishtina e ka refuzuar këtë.
“Unë në thelb nuk pajtohem me këtë projekt-statut që lejon autonomi më të madhe për komunat me shumicë serbe sepse është pasojë e drejtpërdrejtë e një dëshire të zjarrtë për një Republike Srpska në Kosovë. Ndryshe nga kjo, unë propozova një model normalizimi që Serbia tashmë e ka me Republikën e Kroacisë, sepse nuk ka normalizim, pra marrëdhënie të mira fqinjësie dhe pa njohje reciproke, por edhe pa trajtim serioz dhe të ndershëm të pakicave kombëtare”, tha Kurti.
Në zonën e veriut të Kosovës Administrata lokale, nëpunësit publikë, mësuesit, mjekët dhe projektet e mëdha të infrastrukturës paguhen nga Beogradi.
Serbët vendas kanë frikë se pasi të integrohen plotësisht brenda Kosovës, ata mund të humbasin përfitimet siç është kujdesi shëndetësorpublik falas i Serbisë dhe të detyrohen të hyjnë në sistemin privat të kujdesit shëndetësor të Kosovës.
Serbia dhe Kosova kanë bërë pak përparim në këtë çështje, por edhe shumë të tjera për normalizimin e marrëdhënieve. Kosova dhe Serbia, shkruan Reuters, synojnë anëtarësimin në BE dhe kanë rënë dakord, në kuadër të procesit të anëtarësimit, të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të ndërtojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.
Perëndimi po u bën presion të dy palëve ta arrijnë këtë për të zvogëluar rrezikun e destabilitetit në rajon e më gjerë. Por me nacionalistët nga të dyja anët, shumë pak gjasa ka që të arrihet progres.
Pas zgjedhjeve të Prillit, kandidatët shqiptarë etnikë fituan në katër komuna me shumicë serbe me një pjesëmarrje prej 3.5%, duke çuar në trazira në rajon dhe duke u intensifikuar që kur kryetarët e komunave morën detyrën. Autoritetet e Kosovës vazhduan me detyrimin e hyrjes në ndërtesat komunale në lokalitetet e banuara nga serbët, duke lejuar kryetarët e zgjedhur shqiptarë të marrin detyrën. Vendimi shkaktoi protesta dhe përleshje me serbët e Kosovës, të cilët po përpiqeshin t'i bllokonin kryetarët e komunave që të hynin në ndërtesa.
“Serbët nuk kanë probleme me shqiptarët, ne po përballemi me regjimin e Albin Kurtit, i cili po bën gjithçka për të bërë kaos këtu, për të krijuar kaos për serbët, shqiptarët dhe të gjithë neve”.
Përshkallëzimi i kohëve të fundit i armiqësive vjen pasi lufta në Ukrainë ka tërhequr vëmendjen e aleatëve të Kosovës si Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Serbia, një kandidate për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ka qenë një partner i ngushtë me Moskën për shekuj. Ndërsa votoi në favor të një rezolute të OKB-së që dënon pushtimin rus të Ukrainës, Serbia ka refuzuar t'i bashkohet sanksioneve të vendosura ndaj Moskës nga vendet perëndimore.
"Serbët po luftojnë për të drejtat e tyre në veri të Kosovës. Një konflikti i madh po afrohet në zemër të Evropës", tha të hënën Ministri i Jashtëm rus Sergej V. Lavrov gjatë një vizite në Kenia.
Klan News
#tensione #serbia #kosova
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!