Edhe këtë të shtunë, kreu i opozitës Lulzim Basha u gjend pranë banorëve të Unazës së Re, që protestojnë kundër shembjes së shtëpive të tyre. Për kryedemokratin e vërteta tashmë ka dalë në dritë dhe dokumentet tregojnë historinë e manipulimit të projektit të Unazës së Madhe.
Ai tha se i gjithë projekti i Unazës duhet të anulohet dhe duhet rishikuar gjithçka në lidhje me këtë projekt.
"Këtu kemi të bëjmë me një vjedhje rekord, ndërkohë që mbahen në qeli banorë të Unazës së Re, në ato qeli ku duhet të jetë Damian Gjiknuri, në ato qeli ku duhet të jetë Afrim Qendro, në ato qeli ku duhet të përgatiten nga më i pari, e deri tek më i fundit, i përfshirë në këtë aferë korruptive dhe pastrimi parash. Kishin bërë gati konton bankare në Amerikë, që paratë e krimit, paratë e korrupsionit – që është krim me kodin penal – t’i çonin në Amerikë. Pse nuk fillon hetimi për Edi Ramën, që i ka bërë pazaret kokë më kokë me DH-në, me Biba X-in, me Victoria invest-in, dhe me atë kompaninë e tretë që është e përfshirë këtu?
Por tani duhet ta kuptoni se beteja s’ka mbaruar. Prandaj jemi këtu, prandaj janë banorët këtu. Shtëpitë e tyre kërcënohen akoma. kriminelë, të cilët presin të bëjnë pallate këtu, pasi të shembin shtëpitë e qytetarëve – për të ndarë 40 milionë eurot e Unazës së Re, kështu është ulur për të ndarë miliardat e buxhetit të shtetit, në çdo aferë. Për t’i dhënë fund padrejtësisë me banorët nuk mjafton anulimi i tenderit. Për t’i dhënë fund padrejtësisë, duhet të çohen para drejtësisë autorët e kësaj vjedhjeje, në veçanti zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë vjedhje. Duhet të anulohet projekti, i gjithi, të treja lotet, duhet të rishikohet gjithçka në lidhje me këtë projekt"./tvklan.al
Ещё видео!