Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u inaugurua këtë të enjte zbatimi i projektit për zgjerimin e kapaciteteve, si dhe transformimi në tërësi të gjithë hapësirës, sipas standardeve të njëjta me infrastrukturat aeroportuale në vende të zhvilluara të botës.
Investimi i përmbyllur me sukses të plotë, i cili krijon lehtësira të mëdha për pasagjerët, erdhi si nevojë e rritjes nga viti në vit të fluksit të udhëtarëve, që aktualisht po vendos rekorde me shifra të paimagjinueshme deri para pak kohësh.
Me investimet e realizuara deri tani, Aeroporti i Rinasit është reformuar tërësisht për të pritur rreth 10 milionë pasagjerë. Gazetari dhe drejtuesi i Opinion, Blendi Fevziu pa nga afër këto investime. Ai u ndal mes të tjerash tek skanerat e teknologjisë e fundit, që për ata të cilët nuk kanë udhëtuar jashtë vendit, lajmi i mirë është që kur ta bëjnë këtë nuk do kenë më nevojë të hapin çantat...
Blendi Fevziu: Çfarë është ky, është skaneri i ri?
Ilirjan Lame: Ky është skaner i ri i teknologjisë së fundit. Është skaner tre dimensional.
Blendi Fevziu: Është nga ato që nuk të nxjerrësh as kompjuter as iPad?
Ilirjan Lame: Mund t’i mbash edhe lëngjet, edhe parfumet, sepse detekton qoftë lëndët organike...
Blendi Fevziu: Pra ti nuk ke nevojë ta hapësh çantën?
Ilirjan Lame: Nuk ke nevojë dhe koha e detektimit të valixhes vetë, bie nga 20 në 15 sekonda.
Lame tregoi më shume edhe për pajisjet e kontrollit automatik të pasaportave.
Ilirjan Lame: Një inovacion të jashtëzakonshëm që ne bëmë këtu që vjet ishte shtimi i kontrollit të automatik të pasaportave.
Blendi Fevziu: Është për shqiptarët apo të huajt?
Ilirjan Lame: Në nisje është për të huajt, nuk është për shqiptarët. Është për pasaportat Schengen, BE, Zvicra, Amerika, Britania.
Blendi Fevziu: Pra ata do t’i shmangen radhës, policisë.
Ilirjan Lame: Sigurisht ata i shmangin kur marrin me vete pasaportën, sepse me kartë identiteti do detyrohen të kalojnë kontroll manual. Këto pajisje nuk lexojnë kartë identiteti, lexojnë vetëm pasaporta.
Blendi Fevziu: Po shtetasit e vendeve të Ballkanit të Hapur?
Ilirjan Lame: Po punohet që edhe ata ne t’i përfshijmë tek zona e mbërritjeve. Por tek nisjet duhet të bëjnë të njëjtën procedurë që bëjnë shqiptarët./tvklan.al#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!