Gjatë ditës së sotme, pritet të dalin rezultatet e autopsisë së trupave të viktimave të familjes Bllaca, në Gjilan, ku një ditë më parë efektivja e policisë Valdete Bllaca qëlloi për vdekje prindërit e dy vëllezërit, e më pas, e ktheu armën nga vetja.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, njoftoi se puna për autopsinë përfundon brenda ditës në masën 90%. Për vrasjen e pesëfishtë në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi pezullimin e katër punonjësve të Policisë së Kosovës, përfshirë komandanti e stacionit policor, zëvendëskomandantin e shefin operativ të komisariatit në këtë qytet.
Pretendimi është se ata kanë kryer veprën penale “shpërdorim I detyrës apo autoritetit zyrtar”. Vrasjet, policja i kreu me armën e saj të shërbimit. Një ditë më parë, vendin e ngjarjes e vizitoi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai tha se kjo “ishte një tragjedi e madhe që i ndodhi në një familjeje të ndershme dhe të respektuar në komunitet”.
Haziri shtoi se komuna do t`i gjendet pranë familjarëve të mbijetuar, ndërsa propozoi gjithashtu një ditë zie në Gjilan. Hetimi për ngjarjen e rëndë vazhdon, por deri tani nuk ka ende asnjë të dhënë mbi shkaqet e mundshme të kësaj vrasjeje të shumëfishtë brenda familjes, një rast i pazakontë ky në Kosovë.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannel
Ещё видео!