Lideri historik i demokratëve Sali Berisha nga “Foltorja” e Pogradecit i ka bërë një thirrje të hapur për debat televiziv kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se kreu i qeverisë në këto 8 vite ka vrarë shpresën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë duke i detyruar ata të largohen nga vendi.
Sipas ish-liderit të Partisë Demokratike, në çdo institucion vendosin trafikantët të cilët emërojnë ministrat dhe diktojnë ligjet në Parlament.
Po ashtu, Berisha, duke iu drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, tha të mërkurën do të dërgohen në Partinë Demokratike 4200 firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.
Berisha u shpreh se përveç tyre, në Kuvendin Kombëtar që sipas tij do mblidhet në 11 dhjetor, do të vijnë mbi 10 mijë mbështetës të tjerë.
Po ashtu, gjatë fjalës së tij, Sali Berisha tha se “Foltoret” e mbajtura nëpër Shqipëri “janë më pro-amerikane se të gjitha takimet e tjera të niveleve politike në vend.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Berisha#Rama#TopChannel
Ещё видео!