Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duhet të merret në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa paralajmëroi së do të trajtojë çdo zhvillim që ndikon mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale. Forcat paqeruajtëse thanë se mëngjesin e së martës komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş, është njoftuar nga drejtori i Policisë së Kosovës për një inspektim teknik të afërt në urën kryesore mbi lumin Ibër, që shënon vijën ndarëse ndërmjet dy komunave të Mitrovicës, asaj të veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut të banuar me shumicë shqiptare. “Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth, për të garantuar qëndrueshmëri dhe siguri, në dobi të të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurt dhe qëndrueshmërinë rajonale, në pajtim me mandatin e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara”, thuhet në një komunikatë të forcave paqeruajtëse. KFOR-i përsëriti qëndrimin se çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, duhet të merret në kuadër të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Javën e kaluar, qeveria e Kosovës u paraqiti diplomatëve perëndimorë në Prishtinë planin për hapjen e urës, i cili, siç thuhet, parashikon “testimet për qëndrueshmërinë infrastrukturore të saj, vlerësimin e rrezikut dhe rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, rivitalizimin duke siguruar qasje në urë për të gjithë, diskutimet me qytetarë dhe grupe të interesit si dhe një fushatë informimi gjithëpërfshirëse mbi përfitimet dhe qëllimet e hapjes së urës”. Por, diplomatët nuk e mbështesin këtë plan. Përfaqësuesit e quintit i thanë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se qeveritë e tyre “në këshillim me NATO-n, nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin aktual të urës së Mitrovicës në këtë kohë".
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#KFOR#Ura#Ibrit
Ещё видео!