Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabic të njëjtin qëndrim me presidentin Aleksandër Vuçiç, kur bëhet fjalë për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe. Sipas shefes së qeverisë, me këtë lëvizje Serbia do të jetë e gatshme të reagojë ushtarakisht nëse dikush sulmon serbët në Kosovë,
Ajo akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka “kërcënuar me heqjen e barrikadave me forcë”. “Shpresoj se partnerët ndërkombëtarë do të kenë arsye të mjaftueshme për të mos lejuar këtë gjë. Serbët [në Kosovë] janë vetëm duke kërkuar sundimin në bazë të ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut", tha Bërnabic.
Presidenti serb Aleksandar Vuçic, i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, ka urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë ministrisë së Punëve të Brendshme të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha mbrëmjen e 26 dhjetorit se Vuçiq ka urdhëruar që “Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur”.
Ai tha se rritja në nivelin më të lartë të veprimit nga ushtria serbe bëhet për të “mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, duke parandaluar terrorizmin dhe terrorin ndaj serbëve kudo që jetojnë”.
Presidenti Aleksandar Vuçiç thotë se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin e tij dhe për të ruajtur Serbinë.
Tensionet janë më të forta se kurrë pas pretendimeve tw mediave të Prishtinës se Serbia përgatit “një sulm” ndaj zonave etnike serbe në veri të Kosovës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbia#Bërnabiç
Ещё видео!