Partia Demokratike, më e madhja në opozitë pas bojkotit të zgjedhjeve lokale në 2019, që i dha fitoren Partisë Socialiste në 60 bashki nga 61 në total, do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ajo ka shansin të synojë në mos fitoren në gjashtë bashki, të paktën në disa prej tyre. Këto zgjedhje kanë potencialin të jenë edhe një test që pritet të tregojë se cili nga dy grupimet kundërshtare në PD gëzon mbështetjen më të madhe të elektoratit opozitar dhe qytetarëve: grupimi i drejtuar nga kryetari aktual Lulzim Basha apo ai i drejtuar nga ish-kryeministri, lideri historik i PD-së, Sali Berisha.
Por fillimi i procesit zgjedhor për lokalet e pjesshme të 6 marsit nuk plotësoi pritshmëritë e grupimit të mbështetësve të Berishës për t’u regjistruar si subjekt politik më vehte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo e fundit nuk e njohu si të tillë këtë grupim. Në një konferencë për shtyp, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celiashi tha, se Partia politike duhet të paraqesë në KQZ vërtetimin e regjistrimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor,Tiranë, ku të ketë të dhëna të tilla si emri i subjektit politik, organet drejtuese dhe ato kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët, përfshirë edhe KQZ.”
Një vërtetim të tillë grupimi i mbështetësve të Berishës nuk e ka. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë nuk ka marrë ende vendimin e saj për regjistrimin e statutit të ri të PD të rithemeluar, ku përfshihet edhe shkarkimi i kryetarit Basha dhe gjithë lidershipit të PD zyrtare, të çuar në këtë Gjykatë.
Nëse ka në këto kushte hapësira ligjore që grupimi i demokratëve, mbështetës të Berishës dhe elektorati pro tij të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kreu i KQZ-së, Celibashi thotë se Ligji zgjedhor ka hapësira që grupime, të cilat nuk mund të regjistrohen si subjekte politike më vehte, të marrin pjesë në zgjedhje, në rastin konkret për kryetarë bashkie, me kandidatë që i propozojnë vetë zgjedhësit. Sipas ligjit zgjedhor, zgjedhësit që propozojnë kandidatin për kryetar bashkie duhet të përbëjnë një përqind të numrit të zgjedhësve në listën zgjedhore të bashkisë përkatëse, që kandidati të hyjë në garë”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Berisha#Zgjedhje#TopChannel
Ещё видео!