Një avion pasagjerësh nga Tanzania është rrëzuar në Liqenin Victoria ndërsa përpiqej të ulej në një qytezë pranë liqenit, Bukoba, duke i marrë jetën të paktën tre personave. Avioni i kompanisë Precision Air, kishte 43 persona në bord, prej të cilëve 26 janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Dy pilotët i mbijetuan aksidentit por mbetën të bllokuar në kabinë ndërkohë që skuadrat e emergjencave përpiqeshin ti lironin. Këto të fundit, bashkë me peshkatarë lokalë, mbërritën menjëherë në vendngjarje duke u përpjekur të shpëtonin personat e bllokuar brenda në avion. Ata përdorën litarë për të tërhequr avionin më pranë bregut të liqenit Victoria, më i madhi në Afrikë.
Pas aksidentit, avioni thuajse u zhyt tërësisht nën ujë, me vetëm një pjesë të bishtit që shquhej mbi ukë. Zyrtarët rajonalë thanë se tre trupa të pajetë ishin gjetur deri më tani, pas aksidentit, faji për të cilin i është vendosur motit të keq.
Avioni ishte nisur në fluturim nga qyteti më i madh i Tanzanisë, Das es Salam për në Bukoba. Precision Air është kompania ajrore private më e madhe në Tanzani, pjesërisht në pronësinë e Kenia Airëays. Ajo është themeluar në 1993 dhe operon në linja të brendshme dhe rajonale.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Avion#Tragjedia
Ещё видео!