#saliberisha #edirama #mcgonigal
Sali Berisha foli për një skenar me tre pjesë, që sipas tij fakton përfshirjen e Kryeminsitrit Rama në korrupsion me ish- zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal.
“E para marrjen peng të Bashës. Etapa e dytë sanksionimi i Sali Berishës, pasi ai nuk do pranonte kurrë që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Etapa e tretë do të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 Majit, PD-në. Por kjo dëshirë e tij merr fund, kjo ëndërr e tij bëhet pluhur”.
Dëshmia e dhënë për Euroneës nga ish e dashura e Charles McGonigal është provë që e implikon Edi Ramën dhe dy bashkëpunëtorët e tij në këtë dosje.
“Allison gishtin e vendos mbi Edi Ramën. Ajo dispononte, siç tha, edhe fotografi të shumta të Edi Ramës me McGonigal të bëra në Kryeministri, në dreka e darka, në Shqipëri, por edhe në rëstorantet nga më të kushtueshmet të Nju Jorkut”.
Kryeministrin e paralajmëroi se do e ndjekë i njëjti fat si ai i McGonigal.
“Aty ky përfundoi McGonigal, do të përfundojë edhe Edi Rama si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij. Por edhe si një njeri që i futi një thikë në zemër, marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA”.
Fundi tha se do i vijë nga shqiptarët, të cilët i ftoi që të bashkohen në 11 Shkurt për të nisur revolucionin pa kthim deri në rrëzimin e qeverisë.
“Të gjithë në protestë kundër një regjimi të kalbur, për të larguar nga pushteti, një njeri i cili për karrigen e tij është i aftë të bëjë çdo gjë”.
Të shtunën opozita do të protestojë përpara Kryeministrisëë, teksa ka paralajmëruar tubime edhe përpara parlamentit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!