Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët pasditen e sotme, ka komentuar marrëdhënien me ish- zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i cili po përballet me dy akuza në SHBA, ku njëra prej tyre njëra e lidhur me Shqipërinë.
Rama u shpreh se nuk ka të bëje aspak me këtë hetim dhe se tashmë drejtësia amerikane ka dalë në konkluzion në lidhje me këtë çështje, detaje të cilat sipas tij janë lehtësisht të vërtetueshme.
Kryesocialisti u shpreh se nuk mund të gjykohet si pjesë e hetimit ndaj ish-zyrtarit, vetëm pse e ka takuar atë, pasi nuk ka pasur asnjë lidhje me Charles McGonigal sipas tij, por vetëm e ka takuar në praninë e zyrtarëve të tjerë të lartë.
Rama deklaroi se këto shpifje që komentohen janë vetëgjyqësi të foltores dhe se njerëzit mund të zgjedhin të besojnë çfarë të duan, me rëndësi për të është konkluzioni i drejtësisë amerikane ku ai nuk është përmendur në asnjë moment.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rama#TopChannelNews
Ещё видео!