VLORË- Të paktën 7 persona kanë rënë në pranga dhe tre janë shpallur në kërkim për kultivim të kanabisit, e ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se priten arrestime të tjera.
Gazetari Armand Xhelili ka zbardhur listën e plotë të emrave të të arrestuarve, nga çka mësohet se janë anëtarë të tre familjeve, më specifikisht: Çerçiz Velaj, Enton Likaj, Daniel Nikaj, Altiv Veizaj, Antonio Veizaj, Marjo Veizaj dhe Romeo Likaj. Hetimet kanë zgjatur për rreth 6 muaj, nga ku u zbuluan 24 raste të kultivimit të kanabis në Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë. Më herët në kuadër të këtij operacioni të koduar "Vjeshta" janë arrestuar 8 persona, 4 janë në kërkim e ndëra 4 të tjerë nën hetim. Uniformat blu bëjnë me dije se u sekuestruan 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare.Mbi të arrestuarit rëndon akuza për veprat penale ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.
Ky operacion vjen një ditë pas arrestimit të dy vëllezërve, Tesilvan dhe Satilno Tasho. Policia ka dalë në një konferencë për mediat për më shumë detaje.
Ещё видео!