Rritja e kërkesës për vaj ulliri ka inkurajuar fermerët e fshatit Varibop në Fier, të shtojnë sipërfaqet e mbjella me ullinj, por këtë vit ata kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti, veçanërisht për trajtimin me pesticide.
tregon se fshati ka trashëguar nga ish-kooperativa 4600 rrënjë ullinj shekullorë, ndërsa sot disa familje kanë arritur të mbjellin deri në 2000 rrënjë secila.
thekson se prodhimi i vajit plotëson standardet e BE-së, dhe fermerët duhet të ndihmohen në certifikimin e pemëve për të siguruar një treg të qëndrueshëm dhe organik.
Me mbi 200 mijë rrënjë ulliri në Varibop, eksportet e vajit janë rritur ndjeshëm, dhe gjithnjë e më shumë vizitorë po vijnë për të parë procesin e prodhimit nga afër. Një grup vizitorësh nga ish-Jugosllavia ka vlerësuar ullishtet dhe vajin, duke shpresuar për mundësi tregtie ndërkombëtare.
“Ne jemi një grup miqsh të vjetër prej pothuajse 30-40 vitesh nga të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë. Tani kemi njerëz këtu nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja Hercegovina, Serbia, Kosova. Mendoj që është një avantazh i madh për vendin dhe sidomos për këtë zonë këtu, sepse shohim që ullinjtë dhe vaji i ullirit janë shumë mirë të mbjellë dhe të zhvilluar, dhe është qartësisht një zonë shumë e përshtatshme për prodhimin. Jemi të gjithë shumë të lumtur që jemi këtu dhe shpresojmë të marrim me vete disa shishe vaj kur të kthehemi në shtëpi dhe gjithashtu ndoshta të krijojmë kontakte për njerëzit që duan të blejnë dhe ndoshta të bëjmë një tregti mes vendeve tona dhe Shqipërisë”.
Ulliri i varietetit kalinjot është dominues në këtë zonë, i njohur për cilësinë e lartë të vajit, ndërsa kushtet klimatike favorizojnë edhe varietete të tjera.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ulliri#Fier#TopChannelNews
Ещё видео!