[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Çështja Tahiri ka përplasur jo për here te pare ne sallën e parlamentit liderin e opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama. Nga foltorja e kuvendit Basha deklaroi se gjysma e ministrave te kabinetit Rama kane lidhje me bandat, duke shpjeguar kështu qëndrimin e maxhorances ndaj Tahirit.
Lulzim Basha: Nuk ishte votë për të mbrojtur krimet e Tahirit, por ishte votë për të mbrojtur tenderat e vjedhura, koncesionet klienteliste, pasuritë publike të tjetërsuara. Për të mbrojtur të paktën gjysmën e meshkujve në kabinetin tënd, të xhiruar dhe të përgjuar nga partnerët, siç t’i kanë dhënë ty provat, si lidhje të drejtpërdrejta të bandave kriminale të drogës dhe trafikut të armëve.
Edi Rama: Kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë gabon dhe në fund fare paguan. Keni gabuar më parë e keni gabuar edhe më vonë. Keq e më keq keni paguar. Kjo derexhe është në fakt fatura që keni marrë nga shqiptarët, pasi i keni bërë për budallenj jo një herë, por herë pas here me radhë. Përsëri do paguani! Do paguani dhe më keq, me kamatëvonesë shumë të lartë për sjelljen, veprimet dhe fjalët e ulëta për Shqipërinë, për njerëzit, për drejtësinë.
Sipas Bashes, i takon drejtësisë të vendosë për këdo dhe detyra e parlamentit është vetëm t’i hapë rrugë drejtësisë.
Lulzim Basha: Vota e sotme është votë dëshpërimi, paniku, për ty Edi Rama dhe për këdo tjetër, këtu në këtë sallë që nuk u çlirua dot nga interesat e ngushta personale dhe frikës së dosjeve që do të hapen. Por, historia tregon se kur regjimet fillojnë të bien, skërmisin dhëmbët. Dhe e sotmja e tillë është, skërmitje dhëmbësh. Kjo qeveri ka rënë! Është de facto e vdekur! Dhe orët e narkoshtetit kanë filluar të trokasin mbrapsht.”
Edi Rama: O Selman i vëllait, kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që u zu i njëjti hall.As kam kë qaj, as kam si ju qaj, për hir të të vërtetës, përveçse duke ju thënë këtu në sy diçka që ua kam thënë edhe më parë e që natyrisht vlen të përsëritet për ata që na dëgjojnë: Kush i bën shqiptarët për budallenj në fund e ha!
Ne përfundim te seancës plenare gjate nje komunikimit te tensionuar me gazetaret, kryeministri Rama mbrojti qëndrimin e maxhorances duke iu referuar Kushtetutës.
Rama nuk i kurseu kritikat per gazetaret dhe raportimet e tyre per zhvillimet politike.
Ещё видео!