Këto janë kutitë e mishit ku fshiheshin disa qindra kilogramë drogë dhe që u bllokuan nga policia këtë të hënë. 400 kilogramë kokainë të fshehura në kamionin që do të transportonte mish u kap në Kosovë, në përfundim të një aksioni ku bashkëpunuan autoritetet italiane dhe ato shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Mësohet se sinjalizimi i parë për sasinë e madhe të kokainës të nisur nga Amerika Latine erdhi nga DEA amerikane.
Kamioni kaloi nga portet italiane dhe prej andej në Portin e Durrësit. Burime thanë se mjetit që rezultonte se transportonte mish iu vendos një çip për të ndjekur lëvizjen e tij deri në destinacion. Mësohet se kamioni mbërriti rreth 15 ditë më parë në Durrës dhe që atëherë autoritetet kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të kokainës.
Kokaina duket se ishte destinuar për në Lipjan të Kosovës, ku policia ka ndërhyrë për të bllokuar kamionin. Autoritetet e Kosovës nuk kanë dhënë detaje për operacionin, por mësohet se ka disa të arrestuar, për një nga ngarkesat më të mëdha me drogë që ka kaluar në Portin e Durrësit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!