#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 copa sallam si qëmoti ( llukanik )
5-6 speca mix ngjyrash
1 qepë 2 thelpinj hudhër
1 spec djegës
1 gotë verë ose birrë
1 lugë gjelle salcë domate
1 kuti mesatare konservë ose 4 domate të freskëta
Rigon
Kripë + piper të zi
Sallamin e presim në feta të trasha dhe e vendosim në një tigan të madh me pak vaj. I skuqim fetat e sallamit në të dy anët . Ndërkohë presim specat në copa të pa rregullta, qepen e presim në feta. Po aty në tigan shtojmë qepen dhe e përzjejmë për 2-3 minuta duke shtuar më pas specat plus pak spec pikant dhe vazhdojmë ta përziejmë. Grim hudhrat dhe i shtojmë në tigan, shtojmë një lugë gjelle salcë domateje e përziejmë mirë. Shtojmë sallamin e përziejmë e më pas i shuajmë me një gotë vere ose birre. I përziejmë mirë duke lënë alkoolin të avullojë. Shtojmë domatet rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, rigon. I përzjejmë mirë dhe i lëmë të gjithë përbëresit në tigan të gatuhen për 15 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!