Me 76 vota pro dhe 52 kundër, Kuvendi votoi pas një seancë maratonë që zgjati dy ditë, projektbuxhetin e vitit 2022 dhe paketën fiskale që e shoqëron atë. Votimit i parapriu një debat i gjatë që më shumë sesa te risitë e buxhetit dhe paketës fiskale, u përqendrua te etika e komunikimit. Dhe zanafilla e gjithçkaje u bë një deklaratë e kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së të hënës, ku ai iu drejtua deputetes demokrate Jorida Tabaku si balonë-tabake. Por vetë kreu i qeverisë u përpoq të sqaroi se bëhej fjalë për një metaforë dhe jo një ofendim.
“Është e paimagjinueshme që teksa një metaforë kthehet në një akuzë, pas saj vazhdon një lumë i tërë balte, sharjesh deri në turrjesh për grushta, duke turpëruar të gjithë parlamentin”.
Por për kreun e opozitës gjuha e përdorur nga Rama në Kuvend është tregues i kulturës së tij.
“Kjo i jep mundësinë sharlatanëve në politikë të dalin dhe të hiqen si engjëj, ku në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të imagjinojë mendja njerëzore, këtu në këtë sallë, përpara qytetarëve në fushata elektorale, në emisionet televizive, madje dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët”.
Dhe për të vërtetuar këtë Basha risolli edhe një herë një incizim të një komunikimi të Ramës me një qytetar.
“Ti je një sadist që torturon njerëzit, s’ka rëndësi nëse janë njerëzit që rrinë në paradhomën tënde, në kabinetin tënd, në grupin tënd parlamentar, në partinë tënde, apo akoma më keq bashkëqytetarët e tu. Ti kënaqesh duke iu shkaktuar atyre vuajtje pafund. Dhe natyrisht demonizimi i kundërshtarit politik dhe këtu, ndonëse ke filluar siçirak, ia ke tejkaluar çdo ustai këto 30 vite.”
Por pikërisht këto akuza kreut të qeverisë i kujtuan fjalorin e ish-liderit të opozitës, Sali Berisha.
“Pa pikën e përgjegjësisë, pa pikën e përgjegjshmërisë, pa pikën e turpit, del këtu, vë në mikrofon një përgjim të një komunikimi privat, duke sulmuar gra të tjera, por përsëri nuk je ti, nuk e bën ti. Sepse ti nuk je vetja! Ti je thjesht shëmbëlltyra e krijuar nga “ustai”.
“Nuk është komunikimi yt privat, Edi Rama. Është kryeministri i vendit në telefon me një qytetar të pambrojtur, të revoltuar për prishjen e Teatrit Kombëtar”.
Gjatë debatit Rama i zbuloi edhe disa detaje nga marrëveshja e 2017.
“M’u kujtua pse ne nuk dolëm në konferencë shtypi mbasi e mbaruam marrëveshjen, nja gjysmë ore, sepse më thoje “më jep fjalën që nuk do qeshësh kur të dalim jashtë, se çdo gjë ok, por humorin tënd nuk e duroj dot…”
Seanca u shoqërua edhe me momente tensioni, siç ishte ai që u krijuar mes Ervin Salianji dhe Erion Braçes.
Pas rifillimit të seancës, Braçe sqaroi se në Tetor të këtij viti, në kohën kur janë bërë përgjimet e Antimafias Italiane ai nuk ka qenë zëvendëskryeministër.
Buxheti 2022 parashikon rritjen e pagave me për mësuesit dhe mjekët me 6 për qind, rritje me 10 për qind e ndihmës ekonomike. Gjithashtu parashikohet përgjysmimi i tatimit për pagat nga 400 deri në 500 mijë lekë, ulje e taksës nga 23 në 14 për qind për pagat nga 1.5 milionë deri në 2 milionë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!