Artistët do të futen në grevë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar. IN tv mëson, se për këtë qëllim pritet që gjatë protestës që do të mbahet gjatë mbrëmjes së sotme, artistët do të ngrijnë një çadër përballë godinës së Teatrit Kombëtar. Por, gjithçka po ndodh me teatrin, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi e përcjell përmes vargjeve.
Artistët i japin një paralajmërim të fortë kryeministrit Edi Rama.
Arben Derhemi: I themi këtij njeriu, që nuk e ka të lehtë me neve!
Në protestën e tyre artistët i kujtuan deputetëve votën e popullit shqiptar.
Neritaj Liçaj: Të mendojnë mirë, të dëgjojnë zemrën dhe jo urdhrin e partisë! Partia mund të lajthisë, siç kanë lajthitur partinë në Shqipëri në historitë e tyre.
Qeveria përmes një projektligji të propozuar nga Ministria e Kulturës, parashikon prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në të njëjtin territor pritet të ndërtohet jo vetëm godina e re e teatrit, por së bashku me të edhe disa godina shumëkatëshe. Artistët janë ngritur kundër këtij vendimi, por qeveria shfaqet kokëfortë për ta çuar deri në fund projektin e saj.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!