Gazetari Spartak Koka së bashku me Sose Nazon, nënën e të ndjerës Sonila Cani, udhëtuan në Torino të Italisë për t’u ballafaqur me Kreshnik Canin, si dhe për të takuar Tekon e vogël.
Nëna e Sonilës u çmall me nipin e saj. Por në të njëjtën kohë u përball edhe me ish-dhëndrin, Kreshnik Canin. Këtij të fundit i kërkoi kujdestarinë e nipit dhe ta rriste ajo Tekon e vogël. Por Kreshniku refuzoi, duke thënë se do të largohet nga Italia së bashku me djalin.
Kreshnik Cani: Unë do të largohem se s’kam bukë të ha. Do të më mbani me bukë? Me qira shtëpie? Unë s’kam më. Për fëmijë unë s’po ia dal dot më i thashë. Ik këtu, ik atje më thanë. Unë nuk iki në asnjë vend. Kështu që u detyrova do iki larg shumë. Më dhanë një leje kalimi dhe për çunin.
Sose Nazo: Do ta marri nëna çunin. Do t’ja japësh nënës çunin ti? Nuk do t’ia japësh nënës ti?
Kreshnik Cani: Jo do ta marr me vete. Unë tani do iki që këtej fare, nuk rri këtu. Do iki fare.
Sose Nazo: Ma jep çunin mua se e marr unë çunin.
Kreshnik Cani: Jo.
Sose Nazo: Po ta rris unë çke.
Kreshnik Cani: Jo, të reklamohet çuni im nëpër Facebook.
Sose Nazo: Nuk e nxjerr në asnjë vend.
Kreshnik Cani: Kur të më gjejë gjë mua, e kam lënë unë deklaratë ta marrësh ti çunin.
Sose Nazo: Çunin e marr unë.
Kreshnik Cani: Sose, nuk të shikoj dot më as në sy. Më është mërzitur jeta mua. Nuk ka pse të të shikoj as ty as...
Sose Nazo: Po unë që jam nëna e vajzës?
Pas këtij dialogu, biseda më pas vazhdoi e tensionuar mes Kreshnik Canit dhe Sose Nazos. Kreshniku refuzoi sërish për të lënë djalin në kujdestarinë e gjyshes. Më pas Kreshniku zbriti poshtë pallatit për të konsumuar një kafe. Nga ana tjetër, për të shmangur vëmendjen që të mos shkonte në dyqan të tërhiqte kartën SIM që kishte përdorur Sonila ditën që u gjet e vdekur dhe për të parë bisedat e fundit në ËhatsApp, Kreshnik Cani vendosi t’i linte Sose Nazos një natë të mbante në hotel nipin.
#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!