Lajme Arkiva 2003
Kryetari i Partisë Socialiste njëkohësisht kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka akuzuar drejtpërdrejtë për herë të parë në studion e emisionit Opinion ish kryeministrin Ilir Meta si të implikuar me trafiqe të lidhur me krimin duke abuzuar me pushtetin në kohën që ai ishte në krye të qeverisjes.
Blendi Fevziu: Cili është ai kryeministër që ka bashkëpunuar me krimin?
Fatos Nano: Ilir Meta.
Blendi Fevziu: Në ç’raste?
Fatos Nano: Në veprimin në favor apo mosveprimin ndaj trafiqeve të cilat i mbylla unë në gusht të vitit 2003, nga deti dhe tani po i godasin me drejtësi të organizuar atje ku janë, në marrëdhënie klienteliste me biznesin informal dhe që i është shamgur taksave, në abuzimin e madh me fondet publike, kriminale, në abuzimin me troje publike kriminal dhe në abuzimin e madh me forumin e partisë socialiste dhe me mandatin e tyre për të qeverisur për dy vjet.
Blendi Fevziu: I keni evidentuar këto raste zoti Nano?
Fatos Nano: Janë të evidentuara dhe nuk i rezervojmë dot me ju përpara anëtarësisë dhe delegatëve.
Tentativat e fundit e të ashtuquajturve përkrahës të Metës, Nano i ka quajtur puç ndaj qeverisë socialiste, duke i krahasuar me 14 shtatorin, me qëllim rrëzimin e qeverisë që në atë kohë Nano ka përmendur Ilir Metën, Skënder Gjinushin, Rexhep Meidanin, Fatos Klosin si fajtor për ngjarjet e 14 shtatorit.
Fatos Nano: Në 14 shtator ka ndodhur rrëzimi i një qeverie të socializmit drejtuar nga unë. Ka ndodhur në mënyrë të dhunshme më një bashkëpunim kulistësh, midis drejtuesve të kuvendit dhe të presidencës së atëhershme të shërbimeve sekrete dhe të opozitës.
Blendi Fevziu: Ku ishte kryeministri atë ditë?
Fatos Nano: Kryeministri ishte në detyrë dhe mos doni t’ju rikujtoj edhe juve siç i thashë zotit Dokle se kur kërkohet koka fizike e kryeministrit kryeministri di të mbrohet edhe kur disa nga ministrat e tij si Meta dhe Angjeli futen në autoblindë që i rrëmben opozita nga garda.
Blendi Fevziu: Ky është një fakt i ri që nuk e kisha dëgjuar deri më sot.
Kryeministri Fatos Nano ka thënë me bindje se grupi i Metës nuk e sulmon dot mazhorancën socialiste, por që të gjitha sipas tij do i tregojë kongresi i 12 tetorit. Duket se deputetët socialistë që kanë votuar kundër dy emrave të ministrave të rinj do të marrin ndëshkimin në kongresin e Partisë Socialiste, pasi sipas Nanos nëse një deputet që thyen disiplinën e mandatit të cilën ja kanë dhënë zgjedhësit herën tjetër nuk do të kandidojë më. Ashtu siç Nano deklaroi në emisionin Opinion kryeministri i Shqipërisë do të mbathë Opingat për betejën kongresuale./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!