SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#saliberisha #taulantballa #enkelejdalibeaj
Pas më shumë se një muaji pushim, në formë dhe të buzëqeshur u shfaqën ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë në seancën e parë të kësaj legjislature të re.
Himni kombëtar shënoi nisjen e seancës, ndonëse në një ditë feste kombëtare.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla fillimisht një letër të presidentit Bajram Begaj dhe më pas përcolli dhe mesazhin e saj për ligjvënësit.
Lindita Nikolla: Të gjithë ne kemi detyrimin dhe përgjegjësinë të ofrojmë bashkëpunim konstruktiv dhe dialog të qëndrueshëm. Historia na ka treguar se kur reformat janë konsensuale ndikimi pozitiv është i drejtpërdrejtë në integrimin e vendit.
Në këtë seancë mbajtën fjalë të gjithë krerët e grupeve parlamentare. Socialistët e kanë të qartë synimin e tyre në këtë legjislaturë, despiunizimin e politikës shqiptare.
Taulant Balla: Mendoj se ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në strukturë sekrete terrori në të gjitha majat e piramidës shtetërore të Shqipërisë demokratike kërkojnë një një reflektim serioz nga ky kuvend.
Në nisje të këtij sesioni të ri, opozita e pati të vështirë ti urojë punë të mbarë kuvendit.
Enkelejd Alibeaj: Punë e mbarë për ligjet e kaluar me shpejtësi, punë e mbarë për ligjet e bëra me porosi dhe të të shkurtër këtij kuvendi.
I ashpër ndaj punës së Kuvendit u shpreh dhe kryetari i PD Sali Berisha.
Sali Berisha: nuk ka asnjë vendim, asnjë nen dhe asnjë ligj për të mbështetur qytetarët shqiptarë në nevojë në këtë periudhë.
Ndër të tjera, u zotua për nisjen sa më shpejt të protestave, në kordinim me Partinë e Lirisë.
Sali Berisha: Do mblidhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë dhe do të miratojë një axhendë e cila ka si synim, një protestë të qëndrueshme popullore, në mbrojtje të interesave ët qytetarëve shqiptarë.
Duke qenë se kjo seancë përkoi me shenjtërimin e Nënë Terezës, nga deputetët e opozitës u kërkua një duartrokitje.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi që mos të mbajë asnjë fjalë përshëndetëse, duke u larguar më herët se përfundimi i seancës.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!