#oranews #termeti #demetngatermeti #termetidurres #protestedurres #durres #rindertimi
Banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 2019 thonë se prej 3 vitesh tanimë nuk po gjejnë zgjidhje të situatës së tyre, ndërs së fundmi bashkia i ka lajmëruar se do të transferohen në një tjetër lagje në periferi të qytetit, gjë të cilën ata e kundërshtojnë. Nën thirrjen "Sot në shtëpitë tona, nesër në shtëpitë tuaja" banorët e lagjes numër 5 në Durres dolën sot në protestë para Bashkisë.
Të pakënaqur nga procedi i rindërtimit, ata thonë se prej tërmetit të 26 nëntorit 2019 kanë mbetur pa shtëpi. "Duam të na bëhet shtëpia atje ku e kemi pasur. Pas tre vitesh jemi ende tek pika zero. Nuk e dimë se çfarë po ndodh" thonë protestuesit. Nga informacioni që iu është dhënë banorëve, ndërtesat e reja do të jenë në zonën e Spitallës, por ato kërkojnë ndërtimin e shtëpive aty ku kanë qenë dhe jo në një lagje tjetër
"Duan të na grabisin pronat e të na kalojnë në fshatrat e Durrësit por prona jonë është e jona dhe nuk e lëmë. Kryetarja e Bashkisë kërkon të na çojë në Spitallë ndërkohë përballë pallatit ku banoja po ngrihet pallat. Me VKM pallatet duhet të ndërtohen në të njëjtin vend" thonë protestuesit.
Procesi i rindërtimit ka sjellë prej 3 vitesh pakënaqësi në shumë zona të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 2019.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!