Rikthimi i reshjeve përgjatë të shtunës, ka shkaktuar përmbytje në Fier, Vlorë, Krujë, Tiranë, Elbasan, Dibër, Lezhë dhe Kukës.
Në Fier dalja e Vjosës nga shtrati ka përmbytur sipërfaqje bujqësore në Poçem dhe Frakull.
Shtabet e Emergjencave së bashku me forcat e ushtrisë po punojnë për ngritjen e pritave përgjatë shtratit të lumit.
Në Ferras disa familje ne rrezik u evakuuan.
Në Gjirokastër një masiv dheu rrëshqiti në lagjen “Granicë” duke depërtuar në brendësi të disa banesave.
Një pjesë e rrugës u dëmtua.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa banorët janë evakuuar deri në marrjen e masave nga Emergjencat.
Në Zall Bastar të Tiranës një furgon me pasagjerë dhe një autoveturë mbetën të bllokuar në mes të lumit. Forcat e ushtrisë ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve.
Në Librazhd, dalja e Shkumbinit nga shtrati përmbyti toka bujqësore dhe izoloi qindra banorë, pasi prishi urën e Rrethit të Bardhë në Hotolisht.
Disa shtëpi e lokale janë rrethuar nga uji në lagjen e “Unazës”.
Banesa të përmbytura ka edhe në Fushë-Krujë. Niveli i lumit Ishëm vazhdon të rritet.
Mbi 500 hektarë tokë janë nën ujë në fshatrat Murqin, Bilaj, Mazhë e Madhe dhe Mazhë e vogël.
Në zonën e Burrelit disa godina janë në rrezik shembje për shkak të shkarjeve të tokës. Një ndërtesë rrezikon edhe në Klos.
Për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave në rrezik, edhe Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar.
Sipas raportit të Emergjencave Civile, akset kombëtare janë të kalueshme, por ka vështirësi në Tepelenë-Gjirokastër.
AKSET PROBLEMATIKE
Tiranë-Dajt
Mamurras-Ura e Drojës
Krujë-Qafë Shtamë
Rrapës të Pukës
Klos –Bulqizë
Vanë, Delvinë
Kuç-Vlorë
Krahas përmbytjeve reshjet kane shkaktuar probleme me energjinë elektrike ne Elbasan, Gjirokaster e Vlore. OSHE thote se ka në gatishmëri 2 200 punonjës. Mbremë në Tropojë një elektricist humbi jetën duke u përpjekur të rregullojë një difekt të shkaktuar nga reshjet.
Tv Klan
Ещё видео!