Mesditën e sotme, një qytetare ka telefonuar për të kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare, pasi anija turistike me të cilën ajo po lundronte bashkë me 27 persona të tjerë, kishte pësuar defekt, në zonën e Karaburunit.
Disa minuta më pas, 2 qytetarë finlandezë kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi në zonën e quajtur “Shpella e Piratëve”, kishin humbur kontrollin e mjetit lundrues kanoe, për shkak të dallgëve dhe e kishin të pamundur kthimin në breg.
Menjëherë, dy skuadra të Policisë Kufitare Vlorë janë nisur për në vendet ku kishin ngelur në det dy mjetet lundruese.
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë Kufitare ka bërë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen në breg të mjetit lundrues anije turistike me 28 pasagjerë në bord dhe të kanoes me të cilin lundronin dy finlandezët.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
#vlore
Ещё видео!